Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Adnand Xhelili.
KPA vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e KPK marrë në mars 2022 i cili shkarkonte prokurorin e Prokurorisë së Tiranës me arsyetimin se nuk kishte pasur burime të ligjshme pasurie.
Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.
Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare. Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit.