Aksident në Gjirokastër, automjeti përplaset me motorçikletën, një i plagosur

28 July 2022, 23:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Gjirokastër, automjeti përplaset me
Ilustrim

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur "NSHN", është përplasur automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video