E "tradhtuan" shenjat e gishtave por Keqi mohon vrasjen e Saimir Jakut, gjykata e lë në burg

28 July 2022, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E "tradhtuan" shenjat e gishtave por Keqi mohon vrasjen e Saimir
Saimir Jaku dhe Dorian Keqi

Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Dorian Keçi.

Ai u arrestua të hënën nga policia për vrasjen e ish-drejtorit të OST në Mirditë Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Marku, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2016 në Rrëshen.

Burime bëjnë me dije se Keqi e ka mohuar përfshirjen në krim. Ai ka thënë para togave të zeza se ditën e krimit ka qenë në fshatin Vinioll të Kurbinit.

Por, sipas Prokurorisë, gjurmët e gishtave të Dorian Keqit, janë fiksuar në një kuti shkrepëse dhe një bindon me benzinë, sende këto që janë konstatuar disa metra larg vendit ku policia gjeti makinën e djegur, të përdorur në vrasjen e Jakut.


Video