Të akuzuar për korrupsion, pezullohen nga detyra dy efektivë të Policisë së Vlorës

28 July 2022, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të akuzuar për korrupsion, pezullohen nga detyra dy efektivë
Foto ilustruese

Dy efektivë të policisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. 

Më konkretisht janë pezulluar nga detyra inspektor I. LL., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë dhe inspektor R. Y., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

"Nga hetimet e procedimit penal nr. 824 të vitit 2022, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar." thuhet në njoftimin e AMP-së.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Video