Sherr dhe pengmarrje në Elbasan/ Policia gjen të riun, kapen autorët ishin..

28 July 2022, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr dhe pengmarrje në Elbasan/ Policia gjen të riun, kapen

Dy grupe rivale janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të Elbasanit, duke përdorur dhe sende të forta.

Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri. Ndërsa para se të largoheshin kishin marrë me vetë një person, duke e futur me dhunë në mjetin e tyre.

Policia e Elbasanit bën me dije se ka gjetur personin i cili u mor peng mbrëmjen e kaluar pas një sherri me disa grupe rivale në Elbasan. 

Blutë kanë shoqëruar në polici autorët, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në konflikt, apo personi që u mor peng.

Vijon...


Video