Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Milot-Rubik mbrëmjen e sotshme ku është përfshirë një autobot i mbushur me gaz.
Ndaj dhe për shkak të aksidentit ka ndodhur dhe një bllokim i rrugës së Kombit. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej një ore Policia Rrugore ka ngritur postoblloqe, për të devijuar kështu qarkullimin e automjeteve në drejtim të rrugës së vjetër.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një mjet i lartë, vinç dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për largimin e autobotit. Mjeti, mbrëmjen e sotme, doli nga rruga duke u përmbysur në anë të saj.