U ndje keq pasi u fut në det, ndërron jetë 35-vjeçari në plazhin e Tales

27 July 2022, 18:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U ndje keq pasi u fut në det, ndërron jetë 35-vjeçari
Plazhi i Tales

Një pushues ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në plazhin e Tales në Lezhë. Burime bëjnë me dije se viktima është një 35-vjeçar nga Kosova.

Mësohet se ai nuk ishte ndjerë mirë pasi ishte futur për t’u larë në det. 35-vjeçari është dërguar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës, por fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.


Video