Dy motrat nga Shqipëria grabiten në Mykonos, iu marrin pasuri me vlerë 45 mijë euro

27 July 2022, 16:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy motrat nga Shqipëria grabiten në Mykonos, iu marrin pasuri me
Foto ilustruese

Tre shqiptarë që po shijonin pushimet në ishullin e VIP-ave në Mykonos kanë rënë pre e një grabitjeje.

Mediat fqinje raportojnë se nga shqiptarët kanë denoncuar në polici se u kanë marrë bizhuteri që kapin vlerën e 45 mijë euro.

Turistes së parë shqiptare, siç ka denoncuar në polici, i kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë totale 17.100 euro, pasaportën dhe patentën e shoferit. Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18.400 euro, si dhe pasaporta . Ata i kanë marrë të dashurit të saj dhe sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën .

Prej disa kohësh në Mykonos është një bandë hajdutash që “shënjetron”  turistët dhe sapo ata dalin nga hoteli futen në dhomat e tyre dhe marrin gjithçka që është me vlerë.

Policia greke ende nuk ka rritur që të identifikojë dhe arrestojë anëtarët e kësaj bande kriminale.


Video