I frymëzuar nga një njoftim pune i publikuar në internet nga kompanitë e punësimit, gazetari Mentor Kikia ka kujtuar kohët kur shqiptarët emigronin masivisht drejt Greqisë dhe dëboheshin nga grekët ndërsa tani kërkohen.
Ai ironizon më tej edhe realitetin e hidhur në vendin tonë, duke thënë se ata që ikin në Veria për të punuar janë korçarët të cilëve mesa duket u leverdis më shumë të lënë mollët e tyre pa mbledhur dhe të punojnë për grekun me një pagesë të sigurtë.
"Kur shqiptaret, ne fillimet e emigrimit masiv kunder urise, kapercenin malet me kembe, policia e ushtria greke i ndiqnin eshe me qen neper pyje.
Tani agjensite e punesimit botojne njoftime edhe per punetore qe te vjelin pjeshke (ky me poshte eshte njoftim i nje agjensie ne Korce).
Padyshim qe ata qe ikin te punojne ne Veria jane korcaret qe lene mollet e tyre pa mbledhur", shkruan Kikia.