Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar nga Laçi pasi është konfliktuar me disa persona në qytetin juglindor si dhe ka kundërshtuar dhe ka goditur edhe efektivët e policisë.
Në pranga është vënë shtetasi me iniciale M.Ç., banues në Laç, i cili akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Goditjet për shkak të detyrës”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
"Shërbimet e policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 17, Korçë, pranë terminalit të autobusave, po ndodhte një konflikt, janë nisur drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar shtetasin M .Ç., duke prishur qetësinë publike dhe duke u konfliktuar me qytetarët. Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë dhe i ka goditur, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë." thuhet në njoftimin e bluve të Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.