Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar ka humbur jetën në Kroaci, pasi është rrëzuar duke punuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.
Mediat vendase raportojnë se viktima është 21-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës së Dalit në qytezën Daruvar.
Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat lokale, 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.