FOTO/ Nënë e dy fëmijëve, kjo është Etlira Elezi që u vra nga bashkëjetuesi në Elbasan

30 July 2022, 13:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Nënë e dy fëmijëve, kjo është Etlira Elezi
Ramis Mici dhe Jetmira Elezi

Personat që shihni në foton e mëposhtme janë autori Ramis Mici dhe viktima Jetlira Elezi, protagonistët e krimit të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Skënderbej" Elbasan. 

Ata bashkëjetonin në një banesë të marrë me qira, por kohët e fundit kishin nisur zënkat për shkaqe xhelozie nga ana e Micit. Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. 37-vjeçarja kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë.

Ramis Mici dhe Jetlira Elezi kishin dhe nga dy fëmijë secili nga martesat e tyre të mëparshme. 

Burime bëjnë me dije se Mici e ka goditur disa herë me thikë bashkëjetuesen e tij duke lënë të vdekur në vend. Pas krimit ai u largua nga vendngjarja dhe vijon të jetë ende në kërkim nga Policia.



Video