EMRI+VIDEO/ Një vit më parë la qelinë, kush është i arrestuari që hodhi pistoletën në kosh në Korçë

30 July 2022, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI+VIDEO/ Një vit më parë la qelinë, kush është
Momenti i arrestimit

Policia e Korçës ka reaguar lidhur me arrestimin e djeshme, ku një person hodhi pistoletën në koshin e mbeturinave sapo pa Policinë.

Në kuadër të operacionit "Matrix" është arrestuar 26-vjeçari Klajdi Asllani me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Burime bëjnë me dije se ai kishte dalë nga burgu një vit më parë.

"Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin 26-vjeçarit në lagjen nr. 14, Korçë. Ky shtetas, sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka proceduar penalisht dhe një 17-vjeçar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me shtetasin K. A. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se shtetasi K. A. mbante me vete armë zjarri.

Policia njofton se vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, të cilat, për arsye hetimore, nuk i bëjmë dot me dije.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.




Video