Eurostat: Shqipëria, kampione e shpopullimit në Ballkanin Perëndimor

14 July 2022, 19:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eurostat: Shqipëria, kampione e shpopullimit në Ballkanin

Shqipëria është vendi me reduktimin më të madh të popullsisë në Ballkanin Perëndimor në krahasim me popullsinë që kishin vendet në fillim të viteve ’90.

Sipas një raporti të Eurostat, popullsia në Shqipëri është reduktuar me 15 për qind, duke zbritur në rreth 2.8 mln banorë nga 3.3 mln që kishte fill pas rënies së komunizmit.

Vendi i dytë me rënien më të madhe të popullsisë e ka Serbia me 11 për qind, Kosova me 10.2 për qind, Maqedonia e Veriut me 3 për qind dhe Mali i Zi me 2.4 për qind.

Faktori kryesor i shpopullimit në Shqipëri është emigrimit, ndërsa në Kosovë mes faktorëve është edhe lufta. Në Serbi, faktori kryesor janë luftërat e vazhdueshme përgjatë viteve ’90, që nisën me Kroacinë, vazhduan me Bosnjen e u mbyllën me Kosovën.

Rënie të lartë popullsie Eurostat raporton edhe për Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Dalimi është se rënia e fort te këto vende nisi pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, ku shumë qytetarë emigruan në vendet më të zhvilluara perëndimore të BE-së.

 


Video