Policia e Korçës ka arrestuar një 19 vjeçar të shpallur në kërkim prej më shumë se një muaji.
Në pranga është vënë shtetasi Renildo Islam, banues në Korçë. Ai akuzohet se ka plagosur me thikë një 27-vjeçar, krim i regjistruar më 15 Nëntor në qytetin juglindor, pas një konflikti të çastit.
"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar." thuhet në njoftimin e Policisë
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.