VIDEO/ 'Lësho kafen e ikni, mos na çani dërrasat', si u shkarkua efektivi në Fier

25 December 2022, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ 'Lësho kafen e ikni, mos na çani dërrasat', si

Efektivi i policisë Hysen Metalian u shkarkua nga detyra pasi kërcënoi një qytetar me një gjobë të majme.

Denoncimi u publikua mbrëmjen e djeshme nga Infrared.al, aty ku shfaqej Metalian, duke kërkuar ryshfet nga një prej drejtuesve të automjeteve për të mos i vendosur gjobë.

“Lësho kafen e ikni, mos na çani dërrasat”- dëgjohet t'i thotë polici qytetarëve. 

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e  qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.


Video