EMRI/ U gjet i pajetë tre ditë më parë në Elbasan, identifikohet viktima

25 December 2022, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ U gjet i pajetë tre ditë më parë në Elbasan,

Është identifikuar viktima që u gjet i pajetë tre ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Abc shkruan se viktima është shtetasi Dalip Xhakoi, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan, ai njihej në zonë si një person që konsumonte alkool.

55-vjeçari ishte beqar. Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit. Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banoret e zonës kanë menduar se ishte ne gjumë.


Video