Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Bullizmi dhe dhuna janë dy fenomenet që vazhdojnë të jenë një plagë e madhe e rinisë shqiptare.
JOQ ka publkuar një video ku një djalë, ‘kapoja’ e një grupi të rinjsh, ka futur në kurth një vajzë të cilën e godet, e bullizon dhe e detyron të bëjnë veprime që ajo nuk do, vetëm për të kënaqur egon e tij dhe ‘hakmarrjen e pretenduar të mikeshës së tij.’
I riu, fillimisht e godet vajzën dhe më pas e kërcënon se do të bëjë me të ç’të dojë nëse nuk i bindet atij. Më pas e detyron, të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbët shoqes së saj, e cila me krenari filmon momentin dhe shkrihet gazit teksa sheh një vajzë, që bie përtokë, moralisht dhe fizikisht.
Video e publikuar nga JOQ: