I kërkoi para shoferit që mos ta gjobiste, përjashtohet menjëherë nga Policia efektivi i rrugores

24 December 2022, 23:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I kërkoi para shoferit që mos ta gjobiste, përjashtohet
Policia e Shtetit

Një punonjës i policisë rrugore është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit pasi i kërkoi një shoferi para në këmbim të mosvendosjes së gjobës.

Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rasti u regjistrua në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, ku një punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion. 


Video