“Më mohuan të drejtën e mbrojtjes”, Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e të ‘fortit’ të Myslim Shyrit

24 Dhjetor 2022, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Gjergj Cukalit kundër Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

I njohur si i forti i ‘Myslym Shyrit’ kundërshtonte dërgimin e tij për gjykim mbi akuzat për grup kriminal dhe tentativën e vrasjes me eksploziv të shtetasit Gjon Mena.

‘Vendimi i gjykatës së posaçme më ka mohuar të drejtën e mbrojtjes’.

Me këtë pretendim, Gjergj Cukali i është drejtuar gjykatës kushtetuese duke kundërshtuar kalimin e dosjes së tij për gjykim nga GJKKO me kërkesë të SPAK për një sërë akuzash, nga vrasja me paramendim për interes me eksploziv, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit Gjon Mena, grup kriminal dhe armbajtje pa leje.

Gjergj Cukali, i njohur si i forti i “Myslym Shyrit’ dhe për përballjet që ka patur edhe më herët me drejtësinë, ka pretentuar se seancat e zhvilluara në Gjykatën e Posaçme janë ndërprerë disa herë për shkak të mungesës së mbrojtësve, duke i mohuar avokatëve të zgjedhur të drejtën për t’u njohur me aktet.

Por, gjykata kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën pasi nuk plotëson kriteret ligjore duke mos e kaluar për shqyrtim në seancë plenare.

Video