Zvërnec, gjendet një trup i pajetë në kanalin e ujërave të zeza

24 Dhjetor 2022, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një kanal në Zvërnec të Vlorës.

Nga të dhënat e para të policisë, viktima dyshohet të jetë rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në morgun e qytetit.

Paraprakisht dyshohet se viktima është një endacak, por për rastin kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video