Nga brisqet metalike, te shtizat dhe thikat/ Lista e sendeve të sekuestruara nga policia greke gjatë bastisjeve të qelive të shqiptarëve në Kretë

23 Dhjetor 2022, 23:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sendet e sekuestruara në qeli

Ka dalë lista e plotë e objekteve të sekuestruara nga bastisja e qelive të 13 shqiptarëve në Chania të Kretës, në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se njëra prej qelive që është bastisur ka qenë e drejtuesit të dyshuar të “mafias në burgjet shqiptare”, Klaudian Lekotsai.

Kërkimet e befasishme u bënë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë të “Nikos” dhe “Armando” në sheshin Neo Smyrni, pasi dyshohet se mes të burgosurve që ishin objektivi i hetimeve policore është edhe porositësi i vrasjeve të dy shqiptarëve

Klaudiani ka qenë dhjetëra herë në qendër të hetimeve të policisë për porositjet e vrasjeve dhe rastet e trafikut të drogës.

Ndërkohë pas kontrolleve të policisë, janë sekuestruar disa sende të paligjshme dhe lëndë narkotike, që përdoreshin nga të burgosurit.

Sendet e sekuestruara në burg:

Fleta dhe fletore me shënime të shkruara me dorë
4 tehe metalike të improvizuara
3 brisqe metalike
2 thika të improvizuara
3 hella druri dhe shtiza të improvizuara
41 kapake metalikë
5.9 gram cannabis sativa dhe 1 cigare me përmbajtje duhan dhe cannabis
0.4 gram heroinë, 6 tableta narkotike
2 celularë me karta SIM dhe karikues
2 karta memorie Memory Stick
2 USB


Video