EMRI/ Piu ilaçe pas dhimbjes së dhëmballës, vdes në rrethana misterioze 32-vjeçari nga Kolonja

23 December 2022, 19:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Piu ilaçe pas dhimbjes së dhëmballës, vdes në
Ambulanca

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kolonjë. 32-vjeçari Genti Isai nga Kanigjasi ka humbur jetën në rrethana misterioze.

Burime bëjnë me dije se paraditen e sotme, ai ka patur shqetësime për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve. Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. 

Por, pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe babai i tij ka lajmëruar ambulancën, por kur mjekët mbërritën në banesë, fatkeqësisht i riu kishte ndërruar jetë.

Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Video