Shkarkohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo

23 December 2022, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo
Helidon Bendo

Helidon Bendo është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror. 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin për lirimin e tij nga detyra. Shkarkimi i Helidon Bendos vjen pas specializimit të tij në ShBA.

Pas shkarkimin nga posti i kreut të SHISH, Helidon Bendo është emëruar si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se pak kohë më parë, hakerat iranianë publikuan të dhënat e sistemit TIMS për Bendon. 

 


Video