Dhunuan drejtorin e OSHEE-së në Lezhë, Gjykata lë në burg dy autorët

24 Dhjetor 2022, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Lezhës për Leonard Pepën dhe Sebastiano Malotajn, të cilët dhunuan disa ditë më parë drejtorin e OSHEE Lezhë.

Malotaj dhe Pepa, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i dëmtuan automjetin Edmir Përndrecës, dhe më pas e kanë goditur, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Sulmi dyshohet se erdhi për shkak të detyrës që Përdreca mban.

Ndërkohë, ka dyshime se autorët mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE-së në Lezhë.


Video