Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një bombul gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në Korçë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 40-vjeçar.
Policia bën me dije se bombula e gazit ka shpërthyer në banesën e shtetasit Klodian Gjoka , rreth 40 vjeç, i cili është dërguar për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim
Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.