Gjykata e Elbasanit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "arrest me burg" për 80-vjeçarin Xhevit Sinani, i cili akuzohet si autor i vrasjes së dyfishtë të premten e kaluar në fshatin Tërvol të Gramshit.
Xhevit Sinani akuzohet për vrasjen e Zegjine Sinani 74 vjeç (gruaja e tij) dhe Shaqir Sinani 73 vjeç (vëllai i tij). Para hetuesve ka dhënë deklarata kontradiktore dhe ka mohuar të ketë vrarë njeri.
Para togave të zeza, ai ka deklaruar se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.
“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai.
Pyetje: Ti ke vrare njeri?
Xheviti Sinani: Jo skam vrare njeri.
Sipas avokatit të caktuar nga gjykata, 80 vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.