Pavarësisht se reshjet kanë ndaluar, sërish një pjesë e mirë e Shkodrës vazhdon të jetë ende nën ujë nga përmbytjet.
Nga raportimet më të fundit, mësohet se 1020 hektarë vazhdojnë të jenë nën ujë dhe situata më problematike është në Obot.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 ka rënie me 40 cm me ditën e djeshme ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m ka rënie me 25 cm me dietën e djeshme( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, ka renie me 330 Ha
Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me vështirësi kalohet edhe me mjete te ulta.
Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Nuk ka prezence uji ne oborre.
Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i kalueshmërisë se larte se bashku me 4 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqësore. Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji