Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ai është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Njgjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Erind". Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.