
Rama: PS si urban i unazës, të zbret në një stacion dhe të rimer...
20 Mars, 17:42Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat.
Burime bëjnë me dije se dy vëllezër janë plagosur me thikë dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me disa persona të tjerë. Mësohet se të plagosur kanë mbetur vëllezërit Ardit Hysa dhe Kristi Hysa, 22 dhe 19 vjeç.
Ata kanë marrë fillimisht ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por pritet të nisen me urgjencë drejtë Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë, ndërsa tjetri me ambulancë.
Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre, teksa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.