Rrahu policin pasi i hoqi patentën, pranga 48 vjeçarit në Korçë

29 January 2023, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrahu policin pasi i hoqi patentën, pranga 48 vjeçarit në

Një person është arrestuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Ditën e djeshme, ai ka goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, Zh.B. Identiteti i agresorit nuk dihet ende.

Mësohet se polici i kishte vendosur atij një javë më parë masë administrative. Kjo ndëshkim ka qenë konform ligjit, ndërsa pronari i mjetit e ka ndaluar dje punonjësin e policisë duke e goditur me grusht.

Polici ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes. Çështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video