E RËNDË/ Makina ndahet më dysh, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare në New York (Emri)

29 Janar 2023, 08:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.

Këtë e ka bërë të ditur mediat amerikane, ku mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste veturën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore.

Viktima Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës./Snbc

 

Video