Krimi i dyfishtë në Gramsh, autori jep dëshmi tejet kontradiktore

28 January 2023, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krimi i dyfishtë në Gramsh, autori jep dëshmi tejet kontradiktore
80-vjeçari kurohej për probleme të shëndetit mendor

80-vjeçari, Xhevit Sinani që pasditen e së premtes vrau me sëpatë në oborrin e banesës së tij bashkëshorten dhe më pas edhe vëllanë, duket se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky dyshim i grupit hetimor vjen edhe pas deklaratave që i moshuari ka dhënë në polici, të cilat siç mësohet kanë qenë tejet kontradiktore.

Burimet bëjnë me dije se fillimisht, Xhevit Sinani është shprehur se nuk mban mend asgjë e më pas ka thënë se nuk di çfarë ka bërë. Madje i moshuari është shprehur se gruaja dhe vëllai i tij janë ende gjallë dhe nuk e kupton arsyen e ndalimit, raporton Tv Klan.

Këto përgjigje të 80-vjeçarit kanë shtyrë hetuesit të mendojnë se këto çrregullime mendore kanë shryrë atë drejt krimit makabër.

Problemet e autorit i ka konfirmuar dhe mjekja e fshatit Tervol të Gramshit, që ka deklaruar se Xhevit Sinani trajtohej me medikamente.

80-vjeçari, tashmë i arrestuar kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Gramsh pasi së bashku me bashkëshorten e tij, Zeqinenë 74 vjeçe kishin qenë tek fëmijët në emigracion. Ndërsa vëllai i autorit, 73 vjeçari, Shaqiri Sinani jetonte i vetëm.


Video