Të martë dhe të enjte reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për javën që vjen

29 Janar 2023, 16:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mot me reshje shiu

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente për ditën e nesërme po pa praninë e reshjeve të shiut ndërsa për ditën e Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

Përjashtim bënë dita e Enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Të martë dhe të enjte reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit

Video