Kamerat që u shërbenin grupeve kriminale në Lushnje, nën hetim edhe Cllevio Serbiano

30 January 2023, 08:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kamerat që u shërbenin grupeve kriminale në Lushnje, nën

Përveç Saimir Taullaut, një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.

Kleviol Ahmetaj nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrësit teksa ishte në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë është shumë aktiv në rrjete sociale.

Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit ka zhvilluar 8 aksione në 7 qarqe të ndryshme, teksa akoma nuk ka një bilanc të rezultateve në Tiranë, Elbasan, Kukës, Berat dhe Lezhë, të cilat priten me interes të lartë për të kuptuar mbi zonat e survejimit dhe numrit të kamerave që do të sekuestrohen.

Në veçanti priten rezultatet për Tiranën dhe Elbasanin, duke parë përqendrimin e disa grupeve kriminale në këto zona. Sipas burimeve nga policia, në kryeqytet janë kryer disa kontrolle, por akoma pa detaje konkrete.

 


Video