Përplasi për vdekje 20-vjeçarin/ Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri pranon se ishte shkaktari i aksidentit

30 January 2023, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasi për vdekje 20-vjeçarin/ Konsulli i Nderit i

Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, Aristidh Dimo e ka pranuar se ka përplasur për vdekje studentin 20-vjeçar Fiori Sula pak ditë më parë në Unazën e qytetit të Elbasanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë.

Dimo ka treguar se shkak i aksidentit është bërë fakti që ai ka qenë i lodhur dhe se njërin fener e kishte të thyer, çka ka bërë që të mos shohë mirë rrugën natën.

“Unë isha i lodhur nga rruga se vija nga Bullgaria. Nuk shoh mirë natën e njërin fener e kisha të thyer dhe kjo është arsyeja që e godita”, ka thënë këtë të hënë në sallën e gjyqit Dimo, ku togat e zeza e lanë në “arrest me burg”.

Panorama shkruan se një burim nga grupi hetimor “është një punë voluminoze hetimore që ka hedhur dritë mbi atë që e akuzon Aristidh Dimon lidhur me autorësinë e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje studenti Fiori Sula në përpjekje për të kaluar rrugën”.

Puna e bërë nga grupi hetimor pretendohet se është e pakundërshtueshme. Kjo dhe nga përgjimet telefonike që ka kryer grupi hetimor nga momenti pas aksidentit tragjik deri në momentin kur Konsulli ka hyrë në pikën kufitare të Qafë Thanës.


Video