Me “kallash” dhe municione në banesë/ Arrestohet 48-vjeçari në Pezë, ja si u zbulua!

6 Shkurt 2026, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbante armë dhe municion pa leje në banesë, arrestohet 48-vjeçari i dyshuar.

Policia e Tiranës njoftoi se ka vënë në pranga të dyshuarin Shkëlqim Lami, banues në fshatin Pezë-Helmës.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën një “Kallashnikov” dhe krehra me fishekë. Zbulimi erdhi fal informacioneve të siguruara në rrugë operative.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Me “kallash” dhe municione në banesë/ Arrestohet

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video