E RËNDË/ Sherr masiv brenda familjes në Fier, babai me dy djemtë dhunon të motrën dhe mbesën e mitur!

6 Shkurt 2026, 14:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Fier ku babai së bashku me dy djemtë e tij kanë dhunuar fizikisht një mama së dhe vajzën e saj të mitur.

Policia bën me dije se shtetasi L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai së bashku me dy djemtë e tij) kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe dhe vajzës së saj të mitur.

Mësohet se 43-vjeçarja është motra e shtetasit L.O.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia bën me dije se është nisur procedimi penal për babain dhe dy djemtë e tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe (motra e shtetasit L. O.) dhe vajzës së saj të mitur;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


Video