EMRI/ Atentati i dështuar me tritol në Konsipol, shpallet në kërkim 54-vjeçari nga Lezha!

6 February 2026, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Atentati i dështuar me tritol në Konsipol, shpallet në
Mirash Gjikola, 57 vjeç

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Vrinës, Bashkia Konispol, ku u zbulua lëndë eksplozive e vendosur në automjetin e një 57-vjeçari.

Bëhet fjalë për Mirash Gjikolën, 57 vjeç, person me precedent penal, i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje.

Gjikola ishte zhvendosur prej kohësh nga Lezha dhe jetonte aktualisht në Shëndëlli, pranë Konispolit.

Eksplozivi ishte vendosur në automjetin e tij dhe dyshohet se ishte i destinuar për t’u shpërthyer, por ngjarja u parandalua pasi vetë drejtuesi i mjetit e konstatoi gjatë lëvizjes dhe njoftoi menjëherë policinë.

Në vendngjarje ndërhynë forca të shumta policie, ekspertë të krimeve të rënda dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s, të cilët bënë çaktivizimin e lëndës shpërthyese.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Dedë Gjini, i cili dyshohet si person i përfshirë në vendosjen e eksplozivit. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, motivit të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Autoritetet nuk përjashtojnë pistën e hakmarrjes apo konfliktit të mëparshëm, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale të 57-vjeçarit, ndërsa masa e sigurisë në zonë mbetet e shtuar.


Video