
Monika Kryemadhi foli në Top News edhe për eksperiencën e saj si opinioniste në Big Brother, duke u ndalur veçanërisht te dy banorët më të komentuar të këtij edicioni, Mirin dhe Selenën.
Teksa është akuzuar se favorizon Mirin pasi ai është lojtari i saj i preferuar, ajo sqaroi se njohja me të është shumë më e hershme se formati televiziv.
“Mirin e njoh prej shumë vitesh. Mamaja ime dhe mamaja e Mirit, Luli e bukur e jashtëzakonshme njihen prej kohësh. Njihemi shumë më përpara. Unë e njoh Mirin si karakter dhe kjo më jep të drejtën për të folur për të”, u shpreh Kryemadhi.
Sipas saj, publiku ka krijuar një perceptim të caktuar për Mirin pas hyrjes në lojë të babait të Selenës dhe pas disa deklaratave që, sipas Kryemadhit, i dhanë të gjithë shtëpisë “të drejtën” për të gjykuar marrëdhënien e tyre.
“Ne njerëzit gjykojmë shumë me perceptim. Perceptimi për Mirin u krijua pasi doli babai i Selinës dhe pas deklaratës së Malit se Miri është burrë i martuar. Kjo i dha gjithë shtëpisë të drejtën për të gjykuar marrëdhënien e tyre. Nuk besoj se ata kanë ndjenja reale. Të dy kanë çfarë të humbin jashtë shtëpisë dhe më duken shumë të kalkuluar.Selena është shumë inteligjente, elokuente dhe shumë e artikuluar. Për mua, ajo do ishte një ministre e jashtëzakonshme për te debatuar, sepse ajo gjithë opozitën e mbyt, po i dhe argumentin. Për mua, Selena është gjeni në politikë”, deklaroi Kryemadhi.