Pas intervistës së Kryemadhit në Top News, Ilir Meta reagon nga burgu dhe sfidon moderatoren: Jam në “top formë”, eja të dëgjosh të vërtetat

6 February 2026, 13:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas intervistës së Kryemadhit në Top News, Ilir Meta reagon nga
Fiori Dardha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Pas intervistës së Monika Kryemadhit në Top News, ku u diskutua edhe situata personale dhe familjare, një reagim ka ardhur nga burgu nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi drejtuar gazetares Fiori Dardha, Meta shprehet se është informuar për shqetësimin e saj lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke sqaruar se nuk ka pasur mundësi të ndjekë intervistën live për shkak të mungesës së energjisë elektrike në ambientet e IEPV “Jordan Misja”.

“E dashur Fiori Dardha,

Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t'ju ndjek live, se këtu në IEPV “Jordan Misja”, nuk ka patur energji elektrike as sot.

Meqë ju punoni në Top News ju garantoj se jam në Top Formë.

Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës. Ju meritoni të dëgjoni edhe gjëra të vërteta!

 


Video