A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Pavarësisht se ditën e djeshme gjatë protestës para SPAK u bë me dije se shkalla e parë e gjykatës kishte vendosur në favor të banorëve të Rrjollit në Velipojë, kjo gjë nuk e ka ndaluar firmën “Gener 2” të vijojë punimet edhe në ditë më shi.
Dhjetëra banorë kanë mbërritur në vendin ku po kryheshin punime duke i kërkuar firmës që të fikë mjetet dhe të mos e vijonte punën.
Të pranishëm në vendngjarje kanë qenë edhe dhjetëra efektivë policie të cilët janë përplasur me banorët.