E zhgënjyer nga dashuria, 17-vjeçarja shqiptare vetëvaret brenda shtëpisë!

19 January 2024, 14:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E zhgënjyer nga dashuria, 17-vjeçarja shqiptare vetëvaret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rizari të Bashkisë Edessa në Greqi teksa një nxënëse 17-vjeçare është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë shqiptare dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edessës dhe mjekët që bënë përpjekje për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot. 

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t'i jepte fund jetës.

Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Për ngjarjen tragjike po kryhen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal./Almopia24.gr


Video