Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shijak ku 35-vjeçari, Eduart Hoxha, sulmoi dhe kërcënoi babain e tij për vdekje.
Mësohet se Eduart Hoxha nuk është një person i cili ka precendentë të mëparshëm penal si dhe as një person i cili ka pasur probleme të mëparshme me lëndët narkotike.
Momenti i arrestimit
Sipas policisë sherri ka nisur se babai i tij i kishte thënë se përse nuk punon. Pastaj debati ka kaluar në sherr verbal e më pas në kanosje.
Hoxha mund të ketë probleme të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor pasi qante dhe ofendonte forcat e rendit.