EMRI/ Kërcënoi se do vr*ste babain, RENEA neutralizon 35-vjeçarin në Shijak: Ule sëpatën o çun!

19 January 2024, 10:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kërcënoi se do vr*ste babain, RENEA neutralizon
Eduart Hoxha

Ky është momenti kur 35-vjeçari, Eduart Hoxha, në Maminas kërcënon babain e tij për ta vrarë me sëpatë dhe me thikë.

I riu kishte dhunuar të atin dhe më pas e kërcënonte për ta vrarë. Policia që u informua për ngjarjen, shkoi menjëherë në adresën e dhënë.

Forcat RENEA nxorën nga banesa të dhunuarin, ndërsa 35-vjeçari u mbyll brenda dhe kundërshtonte forcat e policisë.

Pamjet nga aksioni i policisë:

Pas disa orësh negociata, RENEA ndërhyri me forcë në banesë duke neutralizuar 35-vjeçarin Eduart Hoxha. Atij iu sekuestrua sëpata dhe thika me të cilat kërcënonte babain e tij.


Video