Gazetari Artan Hoxha, në emisionin "Tpz", tha se një 19-vjeçar shqiptar ka vrarë një prej mafiozëve më të mëdhenj në Irak, Mustafa Alxhiburin.
Sipas gazetarit Hoxha, Xhuliano Prenga, 19 vjeç ka udhëtuar nga Suedia në drejtim të Bagdatit që ta kryejë vrasjen.
Hoxha shpjegoi se vrasja ka ardhur, për shkak të përplasjeve mes bandave të trafikut të drogës në Suedi.
VoxNews hulumtoi rreth kësaj ngjarje dhe vërtetoi nga mediat suedeze se vrasja ka ndodhur në Bagdat të Irakut.
Mediat suedeze shkruajnë se Xhuliano Prenga me një motoçikletë, qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij "Benzema", më pas u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga policia.
Pamje nga atentati
Mustafa ”Benzema” Aljiburi was shot dead while driving in his car in Baghdad, Iraq during Monday 8th of January 2024. Benzema was ex Foxtrot gang member and founder of the new “La Liga” criminal network. Watch the bloody aftermath of the deadly shooting in this video #foxtrot pic.twitter.com/WaLiCGYBBf
— Crime Sweden Investigators (@crimesweden) January 9, 2024
Familja e tij kishin ikur nga Shqipëria në Suedi rreth vitit 2010 për shkak të gjakmarrjes. Në vitin 2022, ai u dënua me 10 muaj burg pasi kishte marrë një armë me vete teksa frekuentonte shkollën e mesme.
Teksa e vëzhgonte, Policia doli në përfundimin se edhe pse shumë i ri, djali nga Shqipëria ishte përfshirë në krimin e organizuar të drogës dhe në mesin e kriminelëve të rinj.
"Ndjej një afërsi më të madhe me këta njerëz sepse është më e lehtë të bësh keq se sa të bësh një gjë të mirë,” ka rrëfyer ai sa herë që ka dalë para Gjykatës.
Sipas Shërbimit të Provës në Suedi, 19-vjeçari konsiderohej si një person impulsiv, që kërkonte emocione të forta dhe nuk mendonte për pasojat.
Madje edhe ai vetë e ka thënë këtë gjë: Rrallë i mendoj pasojat e një veprimi që kryej.
Majid Mijbas, profesor i drejtësisë në Universitetin Maysan në Irak, thotë për mediat e huaja se vrasja me dashje dënohet me vdekje.
"Në rastin në Ameria rezulton se është planifikuar dhe realizuar me qëllim vrasja e viktimës. Ligji i Irakut e dënon një rast të tillë me vdekje. Nëse nuk vendosin për vrasjen e tij, është e sigurtë që ai do të qëndrojë në burg gjithë jetën."
Megjithatë nuk ishte i vetëm pasi në vrasjen e Mustafa “Benzema” Aljiburi në Irak , përveç 19-vjeçarit, mësohet se janë arrestuar edhe dy persona, po ashtu shtetas suedezë.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga veriu i Suedisë dhe një 23-vjeçar nga zona e Stokholmit.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.