Dosja e plotë: "Ushtar" i Nuredin Dumanit, krimet për të cilat akuzohet Henrik Hoxhaj

19 May 2022, 21:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja e plotë: "Ushtar" i Nuredin Dumanit, krimet për
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

Përveç Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë është kthyer dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, ku dëshmitë e tij kanë ndihmuar në çmontimin e 8 grupeve kriminale dhe zbardhjen e shumë krimeve të regjistruara ndër vite.

Nga dosja hetimore, ai rezulton si i përfshirë në vrasjen e Dorjan Shkozës, Anxhelo Avdia, vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, Emiljano Ramazanit, tentativat për vrasjen e Filip Gjeloshit dhe Lulzim Mashës, si dhe në sigurimin e mjeteve dhe kushteve për të vrarë Indrit Doklen, Elton Kilën dhe Sokol Sanxhaktarin. Gjithashtu, ai akuzohet si i përfshirë dhe në tritolin e vendosur në shtëpinë e Talo Çelës.

Akuzat ndaj Henrik Hoxhajt

Henrik Hoxhaj, i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

1. “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

2. “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të  kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal”.

3. “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

4. “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, “Grup i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’.

5. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

6. Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

7. “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

8. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.


Video