Nga bizneset, tek denoncimi i Berishës: Kush është "i forti" Agron Mehja i shpallur në kërkim

19 May 2022, 18:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga bizneset, tek denoncimi i Berishës: Kush është "i
Biznesi i djalit të Agron Mehjas

Një prej emrave të shpallur në kërkim sot nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden bullet”, është dhe ai i Kamer Mehjas ose siç njihet ndryshme në dokumentet e prokurorisë me emrin e ndryshuar, Agron Mehja.

Në Elbasan, të gjithë e njohin me emrin “Kamer” dhe njihet si forti i qytetit. Ai konsiderohet si pjesë e listës se 15 familjeve më të fuqishme në qytetin e Elbasanit.

Agron (Kamer) Mehja zotëron disa pasuri në qytetin e Elbasanit, ku ndër të tjera një njësi tregtare, të cilën ia ka dhënë me qira një banke të nivelit të dytë, automjete dhe pasuri të tjera të paluajtshme në apartamente. Agron Mehja ka regjistruar gjithashtu në emër të djalit të tij, Metin Mehja dhe një bar-restorant dhe piceri “Basilico” që gjendet në lagjen “Qemal Stafa” të Elbsanit.

Pak kohë më parë ai ka qenë shënjestër dhe Operacionit Forca e Ligjit (OFL) dhe rezulton i dënuar për “Trafikim të armëve dhe municioneve” si dhe për “Plagosje të lehtë me dashje” të një kamarieri në Elbasan dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarit”.

Lidhur me Agron (Kamer) Mehja ka patur një denoncim dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2018, duke e akuzuar si pjesë e bandave të trafikantëve të Elbasanit dhe se e mbronte kryebashkiaku i atëhershëm, Qazim Sejdini duke udhëruar policinë.

"Narkopolicia e Elbasanit mbron bandën e trafikantëve! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Pershendetje doktorr, te uroje shendet e jet te gjat. Dua te denoncoij fshehjen nga policia elbasanit ne ndikimin e don kryetarit te bashkis sejdini. Ndalimi dhe shoqerimi i kesaij bande qe merret me prustitucion trafik droge plagosje vrasje. Ne drejtimin e don sejdini tenderat e bashkis dhe ne te gjitha drejtorit e juridiksionit bashkis elbasan. Arben trasha i denuar ne itali prostuticion trafik droge. Kamer (agron) mehja i denuar per organizat kriminale, prostuticion trafik droge 25 vjet. Elton dedja i denuar prostitucion trafik droge. Arjan petova i denuar ne itali prostitucion trafik droge. Dhe aktualisht ne bar bufe shitet drog kokain heroin. Cim ajazi trafik te lendeve narkotike heroin. Alban tafa drejtor ne kesh i denuar per prostitucion trafik droge ne itali. Doktorr elbasani esht fuci baruti ne drejtimin e qazim sejdinit me bandat e tij ne ndikimin e pushtetit kercenon drejtus istitucionesh gazetar puninjes policie e cdo kend qe i preket interesi apo flet te vertetat per 100 jet njerzish qe nderroijn jet si pasoij e ndotjes amjentale qe merr rrushfete ne kembim te heshtjes dhe mos mbylljesh te fabrikave." shkuante Berisha në vitin 2018.

Por, për drejtësinë nuk është i njohur vetëm Agron (Kamer) Mehja, por edhe djali i tij, Metin Mehja. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2020 nga Policia e Elbasanit për plagosjen e dy vëllezërve Erand dhe Egis Bekteshi.

Nga bizneset, tek denoncimi i Berishës: Kush është "i
Biznesi i djalit të Agron Kamer Mehjas
Nga bizneset, tek denoncimi i Berishës: Kush është "i
Biznesi i djalit të Agron Kamer Mehjas


Video