Pas 24 orësh, Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Çmimi i naftës ka pësuar një ulje pasi do të tregtohet me pakicë me 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 217lekë/litër.
Po ashtu edhe çmimi i benzinës ka pësuar ulje, pasi Bordi ka vendosur që çmimi me pakicë do të jetë 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 217 lekë/litër.
Ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit, i cili do shitet me pakicë me 90 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 78 lekë/litër
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.