
Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhajt, ka vendosur autoritetet në lëvizje dhe kanë firmosur në total 32 urdhër-arreste dhe 15 urdhër-kontrolle.
Dumani ka zbuluar të dhëna të sakta për bosë të bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.
Sakaq, Dumani sipas gazetares Klodiana Lala ka treguar detaje mbi një porosi vrasje.
Sipas tij, një bos krimi, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e një personi, por që ekzekutimi nuk u krye për arsye ende të paditura.
Sa i takon Dumanit, ai u arrestua pak kohë më parë në Fier, fill pas atentatit të dështuar ndaj tij.
Ai u qëllua me breshëri plumbash pranë Elbasanit, por që arriti t’ia hidhte vetëm me një plagë në shpatull.